Vlerat e vullnetarizmit dhe praktika në shërbim të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri
Ky është projekti që SEEYN dhe organizata Përtej Barrierave po implementojnë në Tiranë, i cili do të zgjasë nga Janari 2011 deri në Dhjetor 2011. Projekti financohet nga fondi IPA (Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit), i cili është instrumenti financiar i Bashkimit Europian (BE-së) për procesin e para-aderimit (delegacioni i BE-së në Tiranë).
Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara, të reduktojë paragjykimet për ta dhe të mbështesë vullnetarizmin për njerëzit me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

